19 Shkurt, 2021

“E kam djegur virusin”- Fifi organizon koncert në kohë pandemie, fansat nuk ndalin kritikat


Koncertet janë të ndaluara të organizohen për shkak të pandemisë, por Fifi e ka mbajtur një të tillë, duke mbledhur shumë njerëz.

fifi (2)

Këngëtarja ndau një video në llogarinë që ka në Instagram nga performanca e saj në Ferizaj, pamjet e së cilës kanë shqetësuar ndjekësit.

Në të shihen të gjithë shumë pranë njëri-tjetrit, teksa kërcejnë e këndojnë bashkë me këngëtaren 26-vjeçare.

fifi (1)

Njëri prej tyre e pyeste: “A keni virus najkun?

Ndërkohë, Filloreta Raçi iu përgjigj: “E kam djeg virusin sonte, m’fal për modestinë”.

fifi (3)

Si mund të festoni duke rrezikuar jetë?”, “Kjo nuk është normale, virus gjithandej”, “Vetëm kur t’iu ndodhë gjëma në shtëpi ju mbushet koka ju! Si s’ju vjen gjynah për gjyshërit e prindërit tuaj! Njerëz të pamoralshëm, më saktë vrasës”, “A s’keni virus ju në Kosovë?”, “Veprim shumë i papërgjegjshëm”, “Sonte duke festuar, nesër duke luftuar për jetën”, “Ky është krim”, ishin disa prej komenteve të tjera.

fifi (1)

Kjo performancë e saj erdhi me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

fifi ermal fejzullahu (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al