24 Dhjetor, 2024

“E kam kaluar pa alkool dhe drogë”- Pas një kohe të gjatë, Loredana flet për ndarjen nga Mozzik: Ka qenë shumë e vështirë


Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i është rikthyer ndarjes me Mozzikun, duke rrëfyer pas shumë kohësh përjetimet e saj pasi ata i dhanë fund lidhjes mes tyre.

loredana-mozzik (1)

Në një intervistë për mediat e Kosovës, ajo ka rrëfyer se për të kjo kohë ka qenë shumë e vështirë, por ka qenë diçka kalimtare.

Ajo tha se shpesh e pyesnin njerëzit ‘ku e ke burrin’, dhe në këto momente nuk dite si të përgjigjej.

 “Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë. Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi”, u shpreh ajo në një intervistë me gazetarin Burim Pacollin.

mozzik loredana4

29-vjeçarja ndër tjerash theksoi se edhe pse kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, e ka kaluar pa përdorur alkool e dogë.

“Ka qenë periudha më e vështirë që e kam pasur ndonjëherë, ama kaluese është. E kam kaluar pa alkool, pa drogë, pa asgjë. Thjesht në depresion, çfarë më ka mbajtur është vajza”, tha ajo.

mozzik loredana1

Loredana tani po shijon një lidhje të re me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, me të cilin u celebrua pak javë më parë.

loredana zefi, mozzik (7)

Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Loredana ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj, teksa tregojnë duart me unazat në gisht.

“02.10.2024 💍👰‍♀️ Përgjithmonë”, shkruan këngëtarja.

loredana adeyemi

Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adeyemin, i cili është 6 vite më i vogël.

karim adeyemi loredana (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al