1 Maj, 2021

“E kam shumë të vështirë, më mungojnë kritikat e tij…”- Mariza Ikonomi nuk i mban dot lotët kur sheh këtë video


Mariza Ikonomi është pjesë e botës së muzikës prej shumë vitesh dhe hapat e saj drejt suksesit nisin që kur ishte një fëmijë i vogël.

mariza ikonomi (8)

Ndonëse kanë kaluar shumë vite, këngëtarja kujton mirë çdo gjë e madje preket nga disa momente, siç është ai kur dëgjon këngën e saj em Françesk Radin, të titulluar “Telefonatë Zemrash”.

mariza ikonomi (7)

E ftuar në emisionin “Historia Ime”, artistja nuk i mbajti dot lotët kur kënga u shfaq në ekran.

mariza ikonomi (1)

E kam shumë të vështirë të dëgjoj këtë këngë. Edhe pse më fal emocione, nuk mundem të mos prekem. Edhe nga profesori… unë vazhdoj të mendoj që ai është akoma, edhe pse ka ndërruar jetë.

mariza ikonomi (1)

Është e pabesueshme ende për mua, që ai tashmë është në një jetë tjetër. Ka qenë shumë afër meje në karrierën time si artiste. Më ka ndihmuar, më ka mbështetur.

mariza ikonomi (6)

Gjithmonë takoheshim dhe flisnim për problemet e muzikës. Çdo gjë të re që unë bëja ia tregoja. I pari që ia tregoja ishte profesori dhe gjithmonë e dija që nuk do merrja atë rezultat që prisja, sepse dihet që familja, mami, më thoshin ti je më e mira.

mariza ikonomi (4)

Profesori t’i thoshte gjërat ashtu siç ishin dhe ndonjëherë ishte dhe i sertë dhe shumë kërkues dhe unë i vlerësoja kritikat e tij.

Sot dhe kësaj dite më mungojnë kritikat e tij, sepse mungojnë artistë që të thonë mendimet e sinqerta. Ishte krijuar një raport i bukur, profesional-miqësor, saqë vështirë ta thyesh.

mariza ikonomi (2)

Këngëtarja tha se do jetë gjithmonë falënderuese ndaj Françesk Radit, sepse i ka lënë kujtimin më të bukur të fëmijërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al