17 Mars, 2022

“E kam veshur shpesh vellon!” Nevina Shtylla flet për partnerin e saj dhe planet për dasmë


Ndonëse mundohet të jetë shumë hermetike për jetën private Nevina Shtylla nuk u shpëton dot pyetjeve që i bëhen nëpër intervista. Ditën e sotme ajo ka folur rreth partnerit dhe faktit se përse ka vendosur ta mbajë lidhjen private.

Moderatorja ka treguar se partneri i saj nuk lidhet aspak me jetën publike dhe se nuk do ta bëjë pjesë të ngacmimeve apo shpifjeve që bëhen zakonisht për personazhet publike. E pyetur rreth dasmës, ajo tha se e ka veshur aq shpesh fustanin nëpër pasarela saqë tani do që të realizojë diçka të thjeshtë dhe të vogël.

“Jemi bërë aq shumë herë nuse me vello në sfilata sa më është ezauruar si dëshirë. Nuk kam problem ta diskutoj këtë gjë, por më mirë më pëlqen të jem private. Jam munduar ta bëj publike po pastaj bëjnë kërkesa të çuditshme dhe gjëra që nuk më pëlqejnë. Ai nuk lidhet fare me televizionin dhe nëse nuk toleroj ngacmime a lajme të caktuara ka të tjerë që nuk e tolerojnë dot. Më mirë rri privat dhe i qetë sesa të ngatërrohen të dyja.”-tha ajo e ftuar në “Ditë e Re”.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar.

Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar. Pak kohë më parë, kur një ndjekës e pyeti nëse është ende beqare, moderatorja iu përgjigj me ironi “Po”, duke publikuar edhe një foto në krahët e Arbrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al