27 Prill, 2021

E kanë mbajtur të fshehtë! Rita Ora zyrtarisht në një lidhje me regjisorin 45-vjeçar


Rita Ora është në një lidhje me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, për më shumë se një muaj, që kur udhëtoi drejt Australisë.

rita ora (6)

30-vjeçarja nxiti thashethemet se kishte nisur një lidhje me 45-vjeçarin javën e kaluar, pasi ata u fotografuan të përqafuar, shkruan “The Sun”.

rita ora (5)

Burimet thonë se dyshja janë takuar për një kohë të gjatë dhe kanë udhëtuar bashkë në qytetin e Sidneit.

rita ora (1)

Burimi tha: “Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat sekret. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me bashkë.”

rita ora (2)

Çifti janë parë së bashku në raste të shumta, së bashku me miq të ndryshëm.

rita ora (3)

Javën e kaluar Rita, që ka qenë pjesë e jurisë së “The Voice” në Australi, u fotografua me Taika, 45 vjeç, Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon duke dalë nga një avion privat në Sidnei pas një udhëtimi në Gold Coast.

rita ora (8)

Fansat e kanë parë dyshen edhe në lokalin “Big Poppas” në Sidnei.

rita ora (6)

Rita u nda nga i dashuri i saj i fundit, Romain Gavras, pak pasi u nis për në Australi për xhirime.

rita ora (10)

Taika thuhet se u nda në heshtje nga ish-gruaja, Chelsea Winstanley, në 2018 pas shtatë vitesh martesë. Ata kanë dy vajza së bashku.

rita ora (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al