Debatet mes Roza Latit dhe Ledionës në “Big Brother VIP” nuk kanë të mbaruar.
Së fundmi vajzat kanë shpërthyer kanë debatuar keq me njëra-tjetrën, ndërsa në një moment modearatorja i ka thënë që e ka bërë vajzën pa dashuri.
Lediona nga ana tjetër u shpreh se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj e kanë sjellë në jetë vajzën e tyre me dashuri dhe Roza nuk din asgjë për marrëdhënien e saj.
Pjesë nga debati:
Lediona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri
Roza: A je me personin që e ke bërë?
Lediona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kshu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë
Lediona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri
Lediona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë
Lediona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq
Lediona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al