23 Maj, 2022

E krahasuar me princ Charles dhe princeshë Diana/ Puthja e Meghan Markle për princ Harry bën xhiron e rrjetit


Meghan Markle pati një moment romantik që po bën xhiron e rrjetit me Princi Harry në një garë kuajsh ditën e djeshme.

Dukesha e Sussex-it u shfaq me një kapelë të zezë, bluzë bardhë e zi me pika dhe pantallona të shkurtra të bardha ndërsa brohoriste për burrin e saj në ‘Santa Barbara Polo & Racquet Club’. Harry kohët e fundit iu bashkua ekipit të ‘Los Padres’, pasi e kishte luajtur këtë sport për pjesën më të madhe të jetës së tij së bashku me vëllain e tij William. Klubi drejtohet nga miku i tij i vjetër Nacho Figueres,  një yll sporti argjentinas i quajtur si ‘David Beckham i polo’.

Ekipi mori në shtëpi trofeun ‘Memorial Lisle Nixon’ në ndeshjen e djeshme, e cila ishte e hapur për publikun dhe grumbulloi yje, si Rebel Wilson dhe Abigail Spencer. Meghan u dorëzoi çmimin dhe puthi secilin anëtar të ekipit në faqe – përpara se t’i jepte një puthje në buzë burrit të saj. Duke kuptuar që një pjesë e buzëkuqit të saj kishte mbetur në buzët e të shoqit, ajo fshiu buzët e Harryt në një moment intim të parë nga spektatorët. Këto skena kanë kujtuar puthjen e Charles dhe Diana pas fitores së tij në polo në 1985, vetëm katër vjet pas martesës së tyre.

Paraqitja e çiftit vjen ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex përgatiten të nisen për në Londër për fundjavën e Jubileut Platinum të Mbretëreshës javën e ardhshme. Ata do të bashkohen me fëmijët e tyre Archie, tre vjeç, i cili ka lindur në Britaninë e Madhe, dhe Lilibet, 11 muajshe, e cila nuk e ka takuar kurrë Familjen Mbretësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al