Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Vullnet Krasniqi lidhur me orientimin e tij seksual pasi ky i fundit rrëfeu se është gay.
Reperi shprehu hapur kundërshtimin e tij, duke theksuar se ky komunitet po dëmton moralin shoqëror dhe familjar.
“Unë nuk hyj te orientimi i askujt, unë vetëm kritikoj. Pse dal unë kundër deklaratës së Vullnetit? Ky komunitet ndihmon në prishjen e moralit shoqëror dhe familjar. Ky është mendimi im.” Ai shtoi gjithashtu: “Jam kundër kësaj sepse një deklaratë e tillë, misioni i tyre është që të përhapin më shumë këtë,” tha reperi në emisioni Big Talk.
Këtë reagim të tij produksioni ofroi ta shfaqte në Big Brother VIP Kosova, në këmbim të një ulje prej 10 mijë euro nga çmimi i madh.
Vetë Vullneti nuk pranoi ta shihte videon, mirëpo ishte Xheneta ajo e cila zgjodhi të shohë duke ulur shifrën e çmimit.
Ky veprim e nervozi shumë Vullnetin, i cili iu kthye ashpër Xhenetës dhe i tha:
“Me mua e ke mabaruar, s’dua të di asgjë rreth teje dhe ekzistencës tënde. Mos më fol! Nuk dua të të dëgjojë më.”
Pas kësaj situatë Stresi reagoi me një story në Instagram duke ironizuar të gjithë ata që nuk e pëlqyen veprimin e Xhenetës.
Teksa shfaqte një shumë të konsiderueshme parash në foto, reperi shkroi: Mirëmëngjesi për të gjithë banorët të cilët u mërzitën që Xheneta ju humbi 10.000 mijë euro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al