21 Nëntor, 2024

E kritikoi se e kishte tepruar me alkolin! Xheneta i kthehet Gjestit: Dashuria jote është false! Shpërthen në lot banori


Një nga çiftt e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gjesti dhe Xheneta Fetahu së fundmi kanë pasur një përplasje mes tyre.

Gjatë një feste që produksioni kishte përgatitur për banorët, Xheneta e ka teperuar paksa me alkolin dhe për këtë është kritikuar nga Gjesti i cili i ka thënë se duhet të ketë më shumë vetëkontrroll.

“Nuk duhet njeriu vetëm për alkool, duhet të kesh kontroll kur të pish alkool dhe t’i shohësh gjestet që po bën. Jo kur të jesh e pirë të luash të mirën e të nesërmen të bëhesh e keqe”, i është drejtuar konkurenti banores.

Mirëpo, kjo kritikë e tij nuk u prit fort mirë nga Xheneta, e cila jo vetëm e kundërshtoi banorin duke i thënë se “di ta kontrrolloj veten” por dhe e akuzoi se dashuria e tij i duket e shtirur dhe false.

Pas këtij debati mes tyre, këngëtari u pa në oborrin e shtëpisë duke qarë për atë që kishte ndodhur ndërsa flolkët e dëborës binin mbi të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al