28 Prill, 2021

E ktheu emrin e tij në një markë, David Beckham fiton 50,000 paund në ditë nga biznesi i tij fitimprurës


David Beckham po fiton 50,000 paund në ditë nga biznesi i tij fitimprurës.

david beckham (4)

“Seven Global LLP”, e cila drejtohet nga kompania e Davidit, “DB Ventures Limited” dhe “Seven Global Holding Company Limited”, mbulon shitjet e artikujve të markës së yllit të futbollit.

david beckham (3)

Sipas “The Mirror”, ajo ka fituar shumën marramendëse prej 17.4 milion paund nga shitjae parfumeve, orëve, rrobave dhe këpucëve vitin e kaluar.

david beckham (8)

Një burim nga “Seven Global LLP” tha: “David Beckham është i famshëm në të gjithë botën dhe emri i tij tashmë është kthyer në një markë. Anëtarët besojnë se marka David Beckham e kombinuar me strategjinë e biznesit të LLP, do t’i bëjë ballë çdo konkurrence aktuale në treg”.

david beckham (1)

“Seven Global” u krijua në 2015 dhe në faqen e internetit të partneritetit shpjegohet se është një ‘bashkim sipërmarrje’ i krijuar nga “Global Brands Group” dhe David Beckham.

david beckham (6) david beckham (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al