7 Shtator, 2017

‘E kuqja çmend dhe Demin’, ja batutat mes Blendi Fevziut dhe Viola Spiros


Prej disa orësh ka nisur në TV Klan maratona e 20 vjetorit të emisionit “Opinion” ku kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur dhe janë rikthyer në kujtesë disa nga momentet më pikante të transmetuara gjatë këtyre 20 viteve të “Opinion”. Pas një bashkëbisedimi me Baton Haxhian për veshjen e tij, pasi gazetari kishte ardhur në studio me pantallonta të shkurtra, Blendi ftoi pak minuta më pas edhe të ftuarat e tjera.

Por 3 prej tyre bënë ishin veshur me të kuqe. Arlinda Dudaj dhe Viola Spiro hynë të parat dhe menjëherë nisën të vinin në dukje faktin që ishin veshur të dyja me të kuqe.

Pas tyre hyri edhe Jorida Rustemi, gjithashtu e veshur me fustan të kuq ç’ka solli edhe të qeshura e diskutime në studio mbi veshjet e tyre. “Po ti s’je as shenja e Demit”, i tha Viola-Blendit. “Po ça thua. Unë Demi jam. Kam lindur më 18 maj”, ja ktheu Fevziu duke vazhduar më pas të komentojë veshjet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al