10 Prill, 2022

“E la ëndrrën e tij për ne!” Getinjo dhe Mozzik zbulojnë historinë emocionuese të babait


Mozzik dhe Getinjo janë dy vëllezërit më të njohur të hip-hopit shqiptar. Që në moshë të vogël ata depërtuan tregun muzikor duke u bërë mjaft popullor.

E duket se lidhja e tyre me muzikën ka rrënjë që te babai i tyre. Getinjo, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, ka ndarë një foto të të atit në Instastory ku shkruan: “Baba e la ëndrrën e vet për neve. Unë dhe Mozzik ia kthyem me gjitha të mirat.”

Në foton në fjalë shihet babai i dy reperëve me mikrofon në dorë dhe i veshur me veshje tradicionale. Gramozi, apo siç është prezantuar në muzikë si Mozzik, poston shpesh video me të duke kënduar këngë popullore. Megjithatë, ata nuk e kishin zbuluar më parë këtë histori.

Mozzik dhe Getinjo e nisën rrugëtimin e tyre në muzikë vite më parë, ndonëse ecuria e tyre ka qenë shumë e ndryshme. Teksa Getinjo është përfolur për muzikën dhe shumë pak për jetën private që e ruan me fanatizëm, e kundërta ka ndodhur me Mozzik.

Lidhja me Loredanën e ka vënë artistin në qendër të vëmendjes prej vitesh. Dy artistët sollën disa bashkëpunime para se të zbulohej skandali që përfshiu reperen dhe vëllain e saj. Ajo u akuzua për mashtrim nga një çift zviceran që i akuzoi se i ka vjedhur para duke u shtirur si avokate. Më pas, çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë Hanën që është kthyer në një ‘fenomen’ në rrjetet sociale,

Krejt papritur në 2019 ata i dhanë fund lidhjes teksa deklaratat e forta dhe akuzat publike nuk munguan. Një vit më pas ata u ribashkuan dhe fill pas kësaj sollën një album të përbashkët. E kur nuk i kishin publikuar të gjitha këngët, çifti njoftoi në rrjetet sociale ndarjen, duke u shprehur se nuk mund të jenë bashkë pavarësisht dashurisë.

Së fundmi, ata po përfliten sërish për një rilidhje dhe shkak janë bërë një palë çizme që janë veshur nga të dy. Nuk dihet nëse ka qenë rastësi apo ata janë ribashkuar, por edhe dy vite më parë fansat u kapën pas të tilla detajesh për të zbuluar se ata ishin sërish bashkë. (KLIKO)

Vlen të theksohet se reperja ka thënë se vajza do jetë gjithnjë ura lidhëse e tyre dhe se do kujdesen gjithmonë për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al