7 Nëntor, 2017

E lënë jashtë liste/Shpërthen Rozana Radi: Mos luani bixhoz me artin tim…


Ndërsa fundviti po afron dhe aq sa është një sezon festash dhe dritash të kuqe, po aq është edhe një periudhë kohore ku ndahen çmimet për projektet apo sukseset artistike të vitit. Akademia Kult e cila jep çmime vjetore në disa kategori ka publikuar listën e këngëve të nominuara për ‘këngën e vitit’.

Janë gjithsej 6 artistë të nominuar në këtë kategori, por mungon emri i Rozana Radit dhe këngës ‘Ma thuaj ti’, e cila ishte fituesja e ‘Kënga Magjike 2016’. Rozana është rebeluar lidhur me këtë çështje dhe e ka shprehur gjithë indinajtën e saj me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se askush nuk duhet të luaj bixhoz me artin e të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al