27 Mars, 2021

E mbajti shtatzëninë të fshehtë, aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën e parë! Ja si u mësua lajmi


Emma Stone është bërë nënë për herë të parë. Ylli i “La La Land” dhe bashkëshorti i saj. McCary, mirëpritën fëmijën e tyre të parë të shtunën, më 13 mars. Lajmin e ka bërë të ditur “TMZ”.

emma stone (2)

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Stone është bërë me djalë apo me vajzë.

emma stone (15)

Aktorja është treguar shumë e rezervuar gjatë kësaj periudhe dhe nuk ka folur publikisht për shtatzëninë. Të mos ishte për fotot e shkrepura nga paparacët, askush nuk do dyshonte se aktorja ishte në pritje të ëmbël.

emma stone (3)

Në janar të këtij viti, Emma u fotografua për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

emma stone (2)

Stone dhe McCary kanë qenë shumë privatë në lidhje me jetën e tyre personale. Ata u fejuan në vitin 2019, pas dy vjetësh lidhje dhe u martuan në një ceremoni të fshehtë në shtator të vitit 2020.

emma stone (11) emma stone (4) emma stone (10) emma stone (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al