28 Prill, 2021

E mbajti të fshehtë për tre muaj! Ylli i “Game of Thrones” është bërë nënë për herë të parë


Natalie Dormer është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë një vajzë!

natalie dormer (1)

Aktorja e “Games of Thrones” e ka mbajtur të fshehtë ardhjen në jetë të së bijës që nga muaji janar i këtij viti, shkruan “E! Online”.

natalie dormer (3)

“Unë kurrë nuk do të ankohem më për orët e zgjatura të xhirimeve, sepse privimi i gjumit është diçka tjetër,”- tha Natalie. “Unë e nënvlerësova plotësisht atë“.

Aktorja pranon gjithashtu se e ka nënvlerësuar faktin se sa shumë ndryshon një person kur bëhet nënë.

Megjithëse Natalie nuk e zbuloi emrin e vajzës së saj, ajo thotë se është “absolutisht e dashuruar” me të. Për më tepër, aktorja thotë se “do ta ketë shumë të vështirë” të kthehet në punë kur teatrot në Londër të rihapen.

natalie dormer (2)

Aktorja tha se e vlerëson punën në skenë, sepse ajo do ta lejojë të kalojë “gjithë ditën” me vajzën dhe të punojë natën.

Natalie dhe bashkëshorti i saj, David Oakes u takuan për herë të parë në vitin 2019 gjatë xhirimeve të “Venus in Fur”.

Aktorja më parë ishte e lidhur me regjisorin Anthony Byrne për 11 vjet, por i dha fund fejesës në 2018-ën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al