Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina shfaqet gjithmonë në rrjetet sociale mjaft provokuese, sensuale dhe me mbishkrime pikante.
Me postimin e fundit në llogarinë e saj personale në Instagram, Morina i ka befasuar ndjekësit. Si rrallëherë këngëtarja është shfaqur e mbuluar me shami.
Bashkëngjitur fotos së postuar, Fjolla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
”Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe imbushur me vepra të mira për të gjithë bësimtarët. Amin”, shkruan ajo në ”InstaStory”.
Kujtojmë këtu që Fjolla Morina është përfolur shumë në mediat rozë pas ndarjes me biznesmenin, Fisnik Syla. Raportohet ata kanë pasur një divorc me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë. Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë. Të gjithë e mbajmë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al