16 Maj, 2024

“E meritojnë”/ Françeska Murati “zbulon” dy finalistët e tjerë të “BBV”: Kanë dhënë shumë! Nëse do të ishte një vend, mes meje dhe Heidit do ta fitonte…


Modelja Françeska Murati ka treguar se mendon që Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë dy konkurrentët që meritojnë të shkojnë në finalen e “Big Brother VIP”.

Banorja tha se nëse do jetë vetëm një vend i fundit për finalist, mes saj dhe Heidi Baçit do ta fitonte kjo e fundit sepse konkurrentja ka një publik të gjerë nga “Grande Fratello” në Itali, dhe romancën me Romancën me Romeo Veshajn.

Pse je e sigurtë që do të dal unë me Meritoni?” e pyeti Egla, ndërsa Françeska tha që aktorja dhe moderatori e meritojnë finalen, për shkak të gjithë rrugëtimit të tyre në shtëpi.

“E vlerësoj shumë që e thua o Françi”- e falenderoi aktorja modelen.

 

Biseda:

Françeska: Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale dhe as nuk e dikutoj që do të jetë edhe Meritoni, sepse te dy e meritoni jashtëzakonisht shumë, as nuk e vë në dyshim këtë. Nëse është një vend i fundit dhe ngel mes meje dhe Heidit, unë e di që ajo ka një publik të madh nga “Grande Fratello”, e di që dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe sesa kam unë. Unë jam në paqe me këtë fakt

Egla: Pse je e sigurtë që do të dal unë me Meritoni? Vetëm nga gjithë aktivitetin në shtëpi? Aktiviteti tregoi që Meritoni nuk u shpërblye

Françeska: Ti dhe Meritoni e meritoni.  E kam për të gjithë rrugëtimin tuaj në këtë shtëpi

Egla: E vlerësoj shumë që e thua o Françi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al