9 Janar, 2018

E moshuara kërkon partner të ri: Se duroja dot më burrin


Një e moshuar e divorcuar ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show” , ku ka kërkuar njohje. 59-vjeçarja tha se është divorcuar prej 6 muajsh nga bashkëshorti, pasi sipas saj, ai e dhunonte sepse konsumonte alkool.

Vjosa tha se është dhunuar për vite me radhë nga burri dhe se u divorcua me të sepse nuk e duronte dot më.

“Jam Vjosa nga Berati. Mora për një njohje, jam 59 vjeç. Kam 5 vjet që jam ndarë, por me dokumente kam 6 muaj. Kishte dhunë në familje dhe tani erdhi një moshë që nuk duroja dot më. Tani dua dikë që të dal me të, të pimë një kafe dhe të diskutojmë”, tha Vjosa./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al