13 Mars, 2021

“E ndriçoi jetën tonë siç bëjnë vajzat”- Sia feston 3-vjetorin e lindjes, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska publikojnë si rrallëherë foto me të voglën


Tre vite më parë, familjes së bukur të Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, iu shtua edhe një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Sia.

amarda toska ermal mamaqi (6)

Ditën e djeshme, vogëlushja ka festuar 3-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, Amarda dhe Ermali u kujdesën që të organizonin një festë të mrekullueshme.

amarda toska ermal mamaqi (7)

Dyshja ka ndarë në rrjete sociale imazhe nga festa, mes të cilave nuk kanë munguar ato me Sia-n, që ndodh shumë rrallë herë.

amarda toska ermal mamaqi (5)

Në foto shihet që Ermali dhe Amarda janë veshur me të bardha, teksa mbajnë të gëzuar vajzën në krahë.

amarda toska ermal mamaqi (9)

Tre vjet më parë, Sia e ndriçoi jetën tonë, siç bëjnë vajzat… Që nga ajo ditë e deri në fund përjetë bashkë të pandarë!”, shkroi moderatorja krahas postimit.

amarda toska ermal mamaqi (2)

Ndërkohë, Ermali shkroi: “Sia dashuria 3”.

Pak ditë më parë edhe Amarda festoi 39-vjetorin e lindjes e në këtë ditë të veçantë ajo u surprizua si nga stafi, ashtu edhe nga bashkëshorti, i cili kishte angazhuar të gjithë stafin e “Dua të të bëj të lumtur” për këtë qëllim.

amarda toska ermal mamaqi (3)

Çifti janë edhe prindër të një djali 6-vjeçar, të cilin e kanë quajtur Joel.

amarda toska ermal mamaqi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al