5 Tetor, 2024

“E neveritshme!” Kourtney Kardashian ndan fotot e dekorimit për Halloween, ja çfarë i irritoi fansat


Kourtney Kardashian, ka ndarë me ndjekësit me anë të disa postimeve mënyrën sesi e ka dekoruar shtëpinë e saj për Halloween.

Mirëpo këto postime shkaktuan reagime te forta pasi njëri nga imazhet që ajo kishte publikuar irritoi audiencën.

Kardashian kishte vendosur në kopshtin e shtëpisë dy tullumbance të forme skeleti ulur njëri përmbi tjetrin.

Dy skeletet i ngjanin pozave që shpesh Kourtnay dhe i dashuri i saj zgjedhin të postojnë.

Fansat e akuzuan Kardashian për mos respekt ndaj fëmijëve të saj.

 “Si nënë e katër fëmijëve, më duket e neveritshme që ju e bëni këtë ”, shkroi njëri, ndërsa një tjetër shtoi: “A e keni bërë seriozisht këtë me skeletet? A nuk keni respekt për fëmijët tuaj?’

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al