9 Dhjetor, 2017

E njohëm si Bulenti i vogël te “Dashuri e ndaluar”, sot është një aktor i famshëm


U bë i njohur në Shqipëri nga seriali “Dashuri e ndaluar” ku luante rolin e Bylenit, djali i vogël i familjes Zijagil dhe pak vite më vonë u shfaq në rolin e Mertit në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” (versioni turk).

Batuhan Karacakaya sot nuk është më ai djali i vogël që shihnit te “Dashuri e ndaluar” dhe as djali adoleshent si te “Shtëpiake të dëshpëruara”, pasi tani është rritur, ka një pamje krejt tjetër dhe po çmend vajzat e Turqisë. 21-vjeçari rolin e fundit e pati në serialin “Ertugrul” ku u shfaq me një pamje më burrërore në rolin e Dundarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al