Dy 14-vjeçare nga Roma kanë njohur një djalë në chat, e kanë takuar dhe janë përdhunuar nga ai dhe miku i tij.
Karabinierët kanë arrestuar për këtë ngjarje dy të rinj 20 dhe 21 vjeç, të lindur në Romë nga familje boshnjake dhe të vendosur në një kamp nomadësh, të akuzuar për sulme të vazhdueshme seksuale dhe rrëmbime personi. Të dy shoqet kanë shkuar në takim, ku 21-vjeçari i ka detyruar ta ndiqnin për të abuzuar më pas me to.
Ata përfunduan në pranga me akuzën për sulme të vazhdueshme seksuale në grup dhe rrëmbim personi.
Të lidhura dhe të përdhunuara në një pyll
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, 21-vjeçari i ka çuar dy vajzat në një zonë të pyllëzuar në zonën e Collatinas, i ka kërcënuar me vdekje, duke i detyruar ato të lidheshin dhe më pas i ka, ndërsa shoku i tij bënte roje.
Gjithçka ndodhi në muajin maj, por dy 14-vjeçaret nuk i treguan askujt atë që ndodhi dhe nuk morën as trajtim mjekësor.
Prindërit zbuluan përdhunimin
Pas një muaji nga ngjarja, ishin prindërit e dy vajzave që zbuluan përdhunimin dhe iu drejtuan karabinierëve duke bërë kështu që të nisnin hetimet. Rrëfimet e vajzave kanë rezultuar të vërteta. Hetimet e karabinierëve në stacionin e policisë në Romë në Tor Sapienza, të koordinuara nga Prokuroria e Romës kanë çuar në identifikimin e dy djemve dhe Gjykata ka vendosur masën e arrestit për ta.
BW
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al