Gjatë ditës së sotme moderatori i ‘’Pop Culture’’ Kelvi Kadilli pati një shpërthim në rrjetet sociale ku iu kundërvu gazetares dhe këngëtares Gerta Heta. Duket se pak orë më vonë ai ka reflektuar duke i tërhequr mbrapsht fjalët që ka thënë.
Ai i ka fshirë komentet dhe për ta ‘’ndrequr’’ gabimin e bërë ka publikuar një foto të Gertës dhe duke i kërkuar asaj ndjesë. Por mesa duket ajo nuk e ka falur, duke i thënë se ndoshta koha do e shërojë ndjesinë e keqe që i la ky veprim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al