Ermal Meta i bëri të gjithë shqiptarët krenarë me pjesëmarrjen në “Sanremo”, ku fitoi vendin e tretë me këngën “Un milione di cose da dirti”.
Së fundmi, artisti reagoi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” rreth grumbullimit të tifozëve të “Interit”, skuadrës së tyre të futbollit, e cila shënoi pak ditë më parë fitoren.
Mirëpo, pas vërejtjeve të artistit, një komentues i ka kthyer përgjigje duke e ofenduar për origjinën e tij, pasi i shkroi “shqiptar m*ti”.
Ermali nuk e ka lënë pa një përgjigje këtë koment të hidhur.
“Itali, viti 2021”, shkroi ai, duke nënkuptuar se pas shumë vitesh, ky vend vazhdon të jetojë me paragjykime.
Pavarësisht kësaj, Ermali ka marrë shumë komente dhe energji pozitive për pjesëmarrjen e tij në “Sanremo” këtë vit, prandaj realizoi edhe një video për t’i falënderuar të gjithë.
Ndërsa, për ata që i thonin të kthehej në vendin e tij, Ermali tha: “Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idiotësi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al