5 Prill, 2021

E ofendon për buzët, Sara Hoxha i përgjigjet me sportivitet ndjekëses. Zbulon edhe dëshirën që pas Poem Blu të bëhet nënë e një…


Sara Hoxha tashmë është fokusuar vetëm tek mëmësia dhe momentet që kalon me Poem Blu, i ndan me të gjithë ndjekësit që ka në rrjete sociale.

sara hoxha (3)

Partnerja e Ledri Vulës ka gjetur pak kohë mbrëmë për të bashkëbiseduar me ndjekësit në Instastory.

sara hoxha ledri vula (3)

Mes shumë pyetjeve që mori, nuk mungoi edhe ajo në lidhje me planet për një fëmijë të dytë.

sara hoxha (1)

Një ndjekëse e ka pyetur Sarën nëse dëshiron të ketë një vajzë apo një djalë si fëmijë të dytë.

sara hoxha (8)

Ndonëse solli në jetë një vajzë vetëm pak muaj më parë, sërish përgjigja e Hoxhës ishte “vajzë”. Pra ajo dëshiron një motër më të vogël për Poem Blu.

sara hoxha (4)

Sara dhe Ledri jo vetëm që nuk e mbajtën të fshehtë portretin e vogëlushes së tyre pasi erdhi në jetë, por dyshja vendosi t’i hapte asaj edhe një llogari në Insatgram, ku të gjithë ndjekësit mund ta shohin atë.

sara hoxha ledri vula (2)

Përveç pyetjeve rreth mëmësisë, Sara u komentua edhe për pamjen e jashtme dhe pikërisht për tiparet që ka.

sara hoxha (2)

I ke bërë buzët si b*th majmuni, urime!”, i shkroi një ndjekëse, së cilës me sportivitet Sara iu përgjigj: “Nuk i kam bërë, por faleminderit!”.

ledri vula, sara hoxha, xheraldina vula (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al