18 Shtator, 2017

E pabesueshme, grimierja e Luis Fonsit është shqiptare


Luis Fonsi  dhe kënga e tij ‘Despacito’ numërojnë 4.6 miliardë klikime duke thyer kështu një rekord botëror më vete dhe duke e bërë këngëtarin të njohur tashmë në gjithë botën.

Fonsi bën mjaft kujdes në paraqitjet e tij, në të cilat tenton të duket gjithnjë bukur dhe atraktiv. E njërën nga komponentët e dukjes, Luis ia ka besuar një grimereje shqiptare, e cila jeton në Washington.

Lyra Kryeziu, është grimierja nga Kosova, e cila në paraqitjen e fundit të këngëtarit është kujdesur për makijazhin e tij. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej bashkë me këngëtarin e hitit  me përmasa botërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al