27 Shtator, 2017

E pabesueshme, tani është Vera Grabocka ajo që falenderon Alketa Vejsiun


 

Tashmë Vera Grabocka pavarsisht se në shumicën e projekteve vjen në rolin e regjizores apo producentes, ajo është po aq protagoniste dhe e pranishme në çdo spektakël që ka dorën e saj  në regji dhe në autorësinë e programit.

Në memorien e publikut falë falenderimeve të shumta që merr nga bashkëpunëtorët apo kolegët, termi  ‘Faleminderit Vera’ është kthyer edhe në një frazë që përdoret me humor në rrjet duke treguar se sa e njohur është regjizorja.

Por, pas shumë e shumë falenderimeve publike që ajo ka marrë, sidomos nga bashkëpunëtorja e saj më e afërt Alketa Vejsiu, është radha e kësaj të fundit që të falënderohet nga Vera.

Vera Grabocka ka darkuar bashkë me të shoqin Timo Flloko dhe prezantuesen e njohur italiane Paola Perego, me të cilën pak ditë më parë Vejsiu postoi një foto nga takimi i tyre.

 

‘Darkë e paharrueshme me Paola Peregon. Faleminderit Alketa që na bëre bashkë,’ – shkruan Grabocka nën foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al