Aktorja Jennnifer Aniston ka xhiruar vazhdimin e filmit të Netflix, “Murder Mystery”muajve të fundit dhe për këtë arsye ka qëndruar në Paris.
Megjithatë, ajo thotë se gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez ishte ndier e padobishme, duke qenë se po xhironte një film, derisa jo aq larg nga aty, në Ukrainë, është duke u bërë një luftë.
“Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe ishte sfiduese vetëm sepse nuk kam qenë aq larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina është shumë afër”, ka deklaruar 53-vjeçarja për ‘People’.
Aktorja ka thënë se ishte e pakuptimtë të xhironte një komedi pas luftës së filluar nga Vladimir Putin në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, më pas theksoi rëndësinë që ka e qeshura në jetën e njerëzve.
“Ajo që të gjithë kemi mësuar gjatë viteve të fundit është të shijojmë gjërat e vogla dhe të jemi mirënjohës çdo ditë”, është shprehur Aniston.
“I kujtova vetes se kjo është ajo që njerëzit kanë nevojë. Njerëzit duan të qeshin. Njerëzit kanë nevojë për komedi. Njerëzit pëlqejnë të mos mendojnë për asnjë minutë
Ajo që dy vitet e fundit na kanë mësuar të gjithëve është se duhet të jemi mirënjohës për çdo ditë.”-shtoi Aniston.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al