27 Dhjetor, 2024

“E pamoralshme”- Plas debati mes banorëve në BBV: Më ke thënë që s’të merr asnjë djalë! Shpërthen konkurenti: Gënjen, goja jote ka për të të…


Darka e të nominuarve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Xuxit dhe Xheneta Fetahut pasi kjo e fundit e akuzoi Xuxin se i kishte thënë një koment personal dhe të papërshtatshëm, duke pretenduar që ai kishte përmendur moshën e saj dhe faktin se duhej të kishte tashmë fëmijë në shkollë.

“Më ke thënë ty s’të merr asnjë djalë se tani duhet të ishe me fëmijë,” tha Xheneta.

Mirëpo Xuxi i mohoi të gjitha këto duke i quajtur “gënjeshtra” nga ana e banores.

“Ja ke fut kot, nuk dua të diskutoj me ty se po gënjën,” iu  drejtua Xuxi Xhenetes.

Por përplasja nuk përfundoi këtu. Xuxi shkoi edhe më tej duke e quajtur Xhenetën të “pamoralshme” dhe duke e kritikuar për gjuhën dhe sjelljen e saj.

“Ty goja nesër ka me të qitë jashtë, goja jote e pistë dhe je e pamoralshme”, vazhdoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al