29 Shtator, 2017

E papritur, Linda Rei largohet nga DWM , ja çfarë ndodhi


DWM  krijon gjithmonë lajmet të hënave, por lajmi më i bujshëm i këtij edicioni u krijua pikërisht në fund të javës. Nga produksioni i spektaklit të vallëzimit mësojmë që Linda Rei është tërhequr.

Për të nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë me përmasa më të mëdha nga çfarë dikush mund ta mendojë paraprakisht. Presioni, emocionet, shikueshmëria e lartë e cila kishte si rrjedhojë reagimet të shumta, duket se e tronditën Linda Rein dhe natyra e saj shumë e ndjeshme nuk mundi t’i përballonte.

 

Të gjitha këto e thyen dëshirën e saj për ta çuar deri në fund DWM. Me keqardhje nga të dyja palët, si produksioni i këtij programi i cili pati bërë maksimumin që Linda të ndihej mirë dhe ajo vetë që e kishte nisur më shumë dëshirë këtë rrugëtim, Linda vendosi të tërhiqej./Revista Class/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al