14 Shtator, 2017

E papritur, merr fund armiqësia mes Mc Kreshës dhe Stresit


Besojmë se të gjithë ju e mbani mend vitin 2014-të, vit kur Mc Kresha dhe Stresi u bënë  protagonistë  të një skandali dhe kënga e tyre “Hall of Fame” ishte ajo që shërbeu si molla e sherrit mes tyre.

Një pjesë nga teksti i kësaj kënge i referohej dhe reperit nga Shqipëria. Pas kësaj, Stresi u nis drejt Prishtinës prej nga ku publikoi edhe një video me fjalë fyese për MC Kreshën. Ai u shpreh se sa herë Kresha është ndodhur në Tiranë, ai e ka respektuar. Madje mori edhe autoritetin t’ia ndalojë Mc Kreshës performimin në Tiranë.

Por si duket, me kalimin e kohës armiqësia mes  tyre ka marrë fund. E thënë kjo pasi mbrëmjen e kaluar, mediat kosovare raportojnë se në një prej clubeve ku kanë performuar dyshja e suksesshme, Mc Kresha dhe Lyrical Son ka qenë edhe Stresi. Madje burime nga prive.al raportojnë se atmosfera aty ka qenë mjaft e qetë dhe fakti që të dy reperat kanë qenë në të njëjtin ambient dhe nuk ka ndodhur asnjë sherr, tregon se armiqësia mes tyre ka marrë fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al