Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një studio televizive në Spanjë. Moderatori Juan y Medio i ka prerë fustanin koleges së tij në një transmetim direkt.
Ai po prezantonte shfaqjen “Afternoon Here And Now” me kolegen e tij Eva Ruiz kur nxori një palë gërshërë për t’i prerë veshjen.
Sipas Dailymail, ai e bëri këtë si një formë hakmarrje ndaj saj e cila kishte tentuar përpara t’ia priste pantallonat. Ndërkohë, Eva Ruiz që po qeshte gjatë gjithë kohës ka thënë se ishte në dijeni të gjithçkaje, nuk ishte i papritur ky gjest për të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al