7 Janar, 2021

E penduar për ndryshimin, Poni rikthen pamjen e saj natyrale! Ja si duket këngëtarja tani


Prej kohësh, Poni nuk ka risjellë më projekte të reja muzikore, por është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan pamje nga jeta e saj e përditshme.

poni (8)

Megjithatë, ajo është një nga këngëtaret më të rezervuara përsa i përket jetës private.

poni (6)

Fotot që ajo publikon me djalin janë shumë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë.

poni (5)

Së fundmi, Poni ka tërhequr vëmendjen me postimin që bëri në Instastory, ku tregon se i është rikthyer pamjes natyrale.

poni (4)

Vetullat, të cilat më parë i ka pasur me tattoo, ka vendosur t’i rikthejë ashtu siç i ka pasur dikur.

poni (9)

Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja.

poni (2)

Në gusht të vitit që lamë pas, këngëtarja publikoi si rrallëherë momente nga ditëlindja e djalit të saj.

Ajo publikoi një foto krah dashurisë së saj më të madhe, i cili ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al