8 Janar, 2021

E provuat? Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani sapo krijuan sfidën më të re në rrjete sociale


Dafina Zeqiri dhe Yll Limani gjetën një mënyrë të re për t`i argëtuar fansat e tyre.

ylli limani dafina zeqiri1

Pak ditë para se viti 2020 të përfundonte, Dafina dhe Ylli sollën një nga duetet më të bukura për fundvit.

yll limani dafina zeqiri

“Mos shko” mban titullin kënga e tyre që është kthyer tashmë në një hit, ku Dafina shfaqet si përherë mjaft ekstravagante, teksa Ylli si gjithmonë mjaft simpatik.

Pas super suksesit, Dafina ka krijuar edhe një sfidë shumë të bukur në rrjetet sociale me këtë këngë.

dafina zeqiri dj geek (8)

Meqënëse shumë kërcime të ndryshme të këngëve të shumta janë kthyer në virale, pse të mos ndodhë kështu edhe me “Mos shko”. Prandaj, Dafina ka publikuar tashmë në “Tik Tok” videon, nga e cila mund të mësoni lëvizjet.

Yll Limani publikoi pak javë më këngën e re “Leje”. Ndryshe nga këngët paraardhëse, Ylli nuk ka realizuar një klip për këtë këngë, por e ka sjellë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme nëpërmjet animacioneve.

dafina tayna (2)

Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri ka sjellë remix e këngës mjaft të pëlqyer “Vuj vuj vuj”, që është pritur shumë mirë nga publiku.

ylli limani 1

Projekti u bë viral, kjo prej videoklipit të veçantë ku protagonist është Miran Ramadani, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me videot humoristike që poston në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al