Samanta Karavella është shumë e rezervuar për jetën private, që mundohet ta mbajë larg syrit të publikut.
Në vitin 2018, këngëtarja njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se verën e ardhshme (2019) do të martohej dhe të gjithë do ta shihnim të veshur me fustan të bardhë.
Mirëpo kjo martesë nuk ndodhi dhe artistja nuk e zbuloi nëse është në një lidhje serioze apo jo.
Së fundmi, Samanta realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur këngëtaren nëse është shtatzënë.
“Akoma jo”, u përgjigj ajo. Ndërsa kur i kërkuan të publikonte një foto të të dashurit, ajo u përgjigj me ironi “sigurisht”, duke shtuar edhe emoji-n e një fytyre me syze.
Këtë fundjave pritet që artistja të sjellë një projekt të ri muzikor për të gjithë fansat e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al