22 Shtator, 2017

E quajti Albin ‘vëlla’,fansat ‘kryqëzojnë’ Klaudia Pepën, e motra i del në mbrojtje


Prej disa muajsh Albi Nako dhe Klaudia Pepa kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi të dy konfirmuan se martesa e tyre kishte marr fund, por jo marrëdhënia, ata do të ishin shokë dhe gjithmonë dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Madje komentet e tyre në rrjetet sociale ndaj njëri-tjetrit na kanë kofuzuar për një kohë të gjatë.

Ditën e djeshme koreografi i njohur ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në të cilin ju bë një surprizë, ku Klaudia Pepa, në një videomesazhi shpreh:

 

“Unë e di se kush është sot aty dhe dua të bëj një përshëndetje për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Përqafime!”, ishte mesazhi i shkurtër i Klaudias për koreografin e njohur.

Nisur nga fjalët e saj në të cilin e quajti ish-bashkëshortin “Vëlla i madh”, Klaudia është sulmuar nga ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe në mbrojtje i kanë dalë nëna dhe motra e saj e vogël. Fansat të çuditur nga fakti se si bashkëshorti mund të shndërrohet në vëlla e kanë kritikuar balerinën me fjalë të ashpra, duke përmendur këtu edhe zgjedhjen e saj dhe diferencën moshore që ekziston mes tyre.

 

 

Albi u prek shumë nga videomesazhi i Klaudias madje u përlot në studio. Ai tha se edhe pas divorcit, ata vijojnë të kontaktojnë me njëri-tjetrin edhe për gjërat më të rëndësishme.

“Unë nuk isha i papërgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se ç’do të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al