14 Dhjetor, 2017

E rrallë, aktori u dhuron miqve të tij nga një milion dollarë


Aktori hollivudian George Clooney u ka dhuruar nga një milion dollarë të gjithë miqve që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij. Rane Gerber, biznesmen dhe burri i Cindy Crawford, i tha prestigjiozes amerikane MSNBC-së se Clooney gjatë një dreke në vitin 2013 e kishte surprizuar atë dhe 13 persona të tjerë nga shoqëria e tyre teksa  u kishte lënë disa valixhe ku secila prej tyre përmbante një milion dollarë, afër karrigeve të tyre në tavolinën e drekës.

Ai tha se Clooney gjatë asaj dreke ishte shprehur se kjo ishte një dhuratë për gjithë suportin që ata i kishin dhënë në momente të vështira të jetës dhe karrierës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al