Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është komentuar gjithnjë për format e saj bombastike të cilat nuk ngurron t’i tregojë shpeshherë me postimet në rrjetin social “Instagram”.
Megjithatë duke pasur të pasme të mëdha, këngëtarja e hitit “I got you” është shprehur disa herë se e ka problem të gjejë një fustan për evente.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe teksa po përgatitej për pre-Oscar party, ku Bebe ka provuar disa fustane.
Njërin prej tyre ajo e ka publikuar në “Instastorie”, ku sapo e sheh në pamje të parë duket shumë bukur.
Por kur kthehet fustani nga pas nuk është i mbërthyer për shkak të të pasmeve të mëdha.
“Kur ke një prapanicë të madhe, asgjë nuk të bën”, shprehet Bebe në video.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al