Zakonisht nëna është personi që kujdeset dhe mbron fëmijën e saj. Por nuk është ky një rast i tillë.
Në këto video do të shihni momentin e tmerrshëm kur një nënë përdor fëmijën e saj si çadër për t’u mbrojtur nga një stuhi e madhe shiu.
Nga pamjet duket gruaja me pantallona të shkurtra, duke lëvizur në një parking makinash. Gjithashtu shihet se si ajo mban fëmijën sipër kokës, për tu mbrojtur që të mos laget.
Gjesti i kësaj nëne ka shkaktuar mjaft reagime të ashpra në rrjetet sociale. “Të kujdesesh më shumë për flokët sesa fëmijën tënd”, “Kur të gjithë bëhen prindër”, shkruajnë komentuesit.
Ndërkohë thuhet se videoja është realizuar në Luiziana dhe është bërë menjëherë virale në internet.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al