7 Shkurt, 2018

E tmerrshme/ Punonjësi i morgut seks me kufomën e ish-yllit të televizionit, u zbulua nga…


Një punonjës i morgut në Rusi është pushuar nga puna pas zbulimit shokues që bënë autoritetet. Analizat e fundit të ADN-së në kufomën e ish-yllit të televizionit rus, Oksana Aplekaeva, zbuluan se trupi i saj ishte abuzuar seksualisht ndërkohë që ka qenë në morg nga punonjësi 37-vjeçar, i cili përmendet me emrin Aleksandër.

“Daily Mail” raporton se Oksana Aplekaeva, një ish-yll i emisionit më të ndjekur në Rusi, u vra në vitin 2008. Trupi i saj u gjet nga një shofer kamioni në anën e një autostradë.

Vrasësi i yllit nuk është kapur kurrë, por informata të reja kanë bërë që policia të zhvarrosë trupin e saj dhe të kryejë teste më të hollësishme për forenzikë.

Provat e mbledhura zbuluan se Aplekaeva ishte dhunuar seksualisht pas vdekjes së saj. Nga verifikimi i testit të ADN-së u zbulua se ishte pikërisht punonjësi i morgut ai që kishte abuzuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al