Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati ka dhënë performancën e saj përfundimtare para jurisë së festivalit.
Një natë para performancës së gjysmëfinales, Ronela dhe përfaqësues së shteteve të tjera dhanë një performancë mjaft të rëndësishme atë para jurive, të cilët kanë rol të madh për rrugëtimin e përfaqësuesve në finale.
Ashtu siç kishte deklaruar vetë Ronela Hajati pak ditë më parë, koreografia e performancës nuk kishte ndryshuar.
Këngëtari Ardit Çuni shkroi në Instagram se Ronela ia doli me sukses në këtë performancë të rëndësishme për rrugëtimin e saj.
Në lidhje me performancën e këngëtares ka reaguar edhe Rozana Radi, nëpërmjet një postimi në Instastory. Radi shkruan se efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës mungonin duke i cilësuar planet televizive “të tmerrshme.”
“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronela Hajatit sonte për arsye personale por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plan televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin (Ato efekte që përdoren për të mbuluar të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “yzmeti” dhe skenës në këtë këngë”- thuhet në postimin e saj.
Këngëtarja shqiptare do hapë gjysëmfinalen e parë në Torino me këngën “Sekret”, e cila shoqërohet dhe me një koreografi shumë provokuese.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al