Një 38-vjeçare ka rrëfyer për psikologen e “The Sun” historinë e saj të dashurisë më një burrë të martuar. Ata e nisën lidhjen 8 vite më parë, kur të dy ishin të martuar, por para dy vitesh ajo është divorcuar pasi ndihej e dashuruar me 53-vjeçarin.
E ndërsa priste që gjërat të shkonin më mirë me lidhjen e saj, duket se ai po e tradhton me një tjetër të dashur.
Letra e saj
“E dashur psikologe, ndihem tmerrësisht xheloze për të dashurin tim 53-vjeçar. Ai është i martuar, por nuk ndihem xheloze për gruan e tij por një të dashur të re që mendoj se është duke më tradhtuar.
Ne jemi në një lidhje të fshehtë prej 8 vitesh, dhe unë ndihem vërtetë mirë me të dhe madje mund të them që e dashuroj. Para dy vitesh unë u ndava nga bashkëshorti im për t’iu përkushtuar plotësisht atij.
Lidhja jonë po vazhdonte normalisht, edhe pse ai vazhdonte të ishte i martuar, por e di që me gruan nuk ka aspak raport të mirë.
Po ka disa kohësh që ai është larguar nga Anglia dhe ka shkuar në Spanjë, aty ku ka bashkëshorten dhe një ish-të dashur. Ai tani më duket më i ftohtë, nuk më telefonon shpesh, nuk dëshiron të kthehet dhe gjithnjë gjen justifikime kur e pyes përse nuk po kthehet.
Mendoj se ai është duke më tradhtuar me ish-të dashurën.
A duhet të ndahem prej tij, apo t’i besoj?
Theksoj që unë e dua shumë dhe qoftë dhe një telefonatë e tij më bën të fluturoj”.
Përgjigjja e psikologes
“Siç ti i tregon detajet, mendoj se diçka po ndodh dhe ai është larguar për një arsye. Por unë do të këshilloja që t’i sqaroje gjërat me të dhe t’i jepje fund kësaj lidhjeje ku nuk je femra e parë e tij, e madje as e dyta, por duket se je në plan të tretë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al