2 Prill, 2022

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare aktori i njohur turk, ja arsyeja


Aktori i njohur turk, Ibarahim Gundogan, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare nga një atak në zemër.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga Suha Ugur, e cila shkruan: “Rruga jote e ndritur mjeshtër… Gündoğan do të dërgohet në udhëtimin e tij të fundit në xhaminë Göksu Peksimet çi Salihağa, pas namazit të drekës.”

Aktori ishte i njohur për rolin e tij në serialin “Kurtlar Vadisi”, ku ai luante personazhin Mete Aymar. Mediat turke shkruajnë se 63-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ibarahim Gundogan ka marrë pjesë në shumë produksione.I lindur në Stamboll në vitin 1959, aktori ishte i njohur për personazhin e tij Mete Aymar në serialin “Kurtlar Vadisi Ambush”.

Aktori hyri në aktrim me Eda Hanım, dhe Nisa Serezli në vitin 1992. Ai mori pjesë pjesë në seriale televizive si Ruhsar, Yılan Hikayesi, Sır Kapısı, Beşinci Boyut, Kınalı Kar, Lale Devri, Kuzey Güney dhe Kurt Kanunu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al