Babai i moderatorit të njohur Ronaldo Sharka është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një beteje të vështirë me sëmundjen e kancerit.
Lajmi është bërë me dije nga veta Ronaldo nëpërmjet një postimi në InstaStory. Gazetari postoi foton ku mbante dorën e të atit.
“Pusho i qetë në botën tjetër bab”, shkroi krahas fotos ish-banori i “Big Brother VIP”.
Kujtojmë se pak javë më parë, babai i Ronaldos surprizoi të birin gjatë eksperiencës së tij në Big Brother Vip.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al