Banorja e Big Brother Vip, Diana Tahiri, u surprizua nga motra e saj, e cila erdhi enkas për të nga Norvegjia. Mirëpo ajo nuk erdhi me lajme të mira pasi i komunikoi Dianës se babai i tyre ka pësuar një sulm në zemër dhe momentalisht ndodhet në spital.
Si pasojë e kësaj ngjarje ajo i kërkoi banores që ta linte shtëpinë e BBV dhe të qëndronte me pjesën tjetër të familjes.
“Babai është i shtrirë në spital prej të enjtes dhe është në kujdesin e mjekëve. Gjendja është stabile ama ai të ka kërkuar të vish aty me ne,” i tha ajo Dianës.
Mirëpo Diana nuk mori një vendim, ajo tha se duhet të flasë me të atin e pastaj të vendos.
Ndër të tjera ajo shprehi mendimin e saj se nuk ishte pro lidhjes së Dianës me Arionin pasi sipas saj kjo nuk e lejoin motrën e saj të jap maksimumin në lojën brenda formatit.
“Mua më duket se dyshja e penalizon Dianën në lojën e saj, mendoj që Diana ka shumë për të dhënë. Dhe ndonjëhërë kur e shoh nuk shoh një Dian që unë njoh” u shpreh ajo duke theksuar se nuk është kjo arsyeja që po i kërkojnë të lërë shtëpine e BBV.”
Megjithatë, vizita e motrës ngjalli shumë dyshime e mes tjerash u tha se mori një mesazh përmes një fasolete që mbante në duar.
Kjo u tha nga analisti i formatit, Milaim Zeka, i cili u shpreh se shumë ndjekës po i dërgonin mesazhe duke i thënë se pas fasoletave fshihej një mesazh për konkurenten.
“Publiku më thotë, përtej asaj që kemi parë, se motra i solli Dianës një mesazh në fasoletën që mbante në duar,” u shpreh Zeka.
Por pasi Diana u pyet për këtë aludim pas ikjes së motrës ajo e mohoi të ketë ndodhur ddicka e tillë.
“Thuhet nga publiku se motra të ka dhënë një mesazh në fasoletën e hundëve dhe po ashtu të ka thënë në vesh “Ata e urrejnë, ” i tha moderatorja konkurentes.
“Të them të drejtën unë nuk e dëgjova çfarë me tha motra tjetër përveç se babi donte që të shkoja pranë tij, ” u shpreh Diana.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al