Tayna njihet jo vetëm për suksesin në muzikë, por edhe për linjat trupore seksi.
Reperja, e cila së fundmi ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Maldive, ndau me ndjekësit një foto ku dukej mjaft provokuese.
E veshur vetëm me bikini, ajo pozoi para pasqyrës duke treguar trupin e tonifikuar për të cilin kujdeset duke u stërvitur në palestër dhe duke ngrënë shëndetshëm.
Barku i sheshtë është ai që tërheq vëmendjen, si dhe stili i ri i flokëve të artistes. Ajo i ka prerë ata shkurt dhe i ka kthyer në ngjyrë kaf.
Në imazhin e dytë që publikoi në Instastory, ajo vë në plan të parë gjoksin dhe tregon flokët, që i ka bërë kaçurrela.
Projekti i fundit muzikor i këngëtares ishte bashkëpunimi me X Ivorian Doll, i titulluar “WTF”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al