Mes shumë personazheve publike në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e sotme është edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Ajo ka ndarë edhe disa foto në rrjetet sociale, duke treguar se mezi po pret që të shohë finalen mes Romës dhe Feyenoord. Muzhaqi ka deklaruar se pavarësisht rezultatit, sot Shqipëria fiton.
“Jeni gati për finalen e Conference League? Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të 2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.
Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë! ”, ka shkruar ministrja krahas fotos në “Facebook”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al