25 Mars, 2021

E veshur me të brendshme seksi dhe vetëm 20 vjeç, Irina Shayk tregon si dukej një vit para se të kthehej në imazhin kryesor të markave botërore


Irina Shayk nisi karrierën e saj si modele për herë të parë në vitin 2007 dhe që atëherë është kthyer në një ndër vajzat më të kërkuara në botën e modelingut.

irina shayk (11)

35-vjeçarja vendosi që të ndante me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe të realizuara një vit para se ajo të bëhej e famshme duke u ngjitur nëpër pasarela të ndryshmem sipas “Daily Mail”.

irina shayk (4)

Supermodelja shihet e veshur me të brendshme në ngjyrë krem, me flokë të kapura pas, dhe me një make up të lehtë, teksa pozon nga dhoma e një hoteli.

irina shayk (10)

Në atë kohë, bukuroshja ishte vetëm 20 vjeç. Irina ka bërë një rrugëtim të gjatë në fushën e modës, që në momentin që fitoi konkursin e bukurisë “Miss Chelyabinsk 2004”.

irina shayk (9)

Që nga ajo periudhë, Shayk ka marrë oferta të ndryshme për të bashkëpunuar me marka të profilit të lartë, si “Guess”, “Burberry”, “Versace” “Marc Jacobs”.

irina shayk (3)

Irina është nënë e një vajze, Lea, e cila është 4 vjeç. Ajo erdhi në jetë nga marrëdhënia e modeles me ish-partnerin, Bradley Cooper.

irina shayk (2)

Bradly dhe Irina qëndruan bashkë për katër vite nga 2015 deri në 2019.

irina shayk (1) irina shayk (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al