13 Prill, 2022

E veshur si Catwoman- Mesazhi i fshehtë i Beatrix Ramosajt në këngën e re


Nga MJ te Catwoman- një kalim shumë i shpejt për Beatrix Ramosaj.

Po flasim për dy personazhet e famshme të Spiderman dhe Batman. Donald Veshaj tregoi kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” se ka një lidhje të ngushtë me personazhin e Spiderman dhe se e preferon shumë. Shpesh ai bënte shenjën e rrjetës që bën ylli i Marvel. Madje, në festën private që u realizua pas finales ai shkoi i veshur si superheroi.

Partnerja e Spiderman është MJ dhe si e tillë ndihej Beatrix kur ishte në lidhje me Donaldin. Teksa ai ishte ende pjesë e formatit, Beatrix bëri shenjën tipike të rrjetës që Donaldi e bënte shpesh nga pushimet në Dubai.

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar. Ata tashmë nuk janë bashkë dhe Beatrix nuk është më MJ e tij. Si një metaforë për të përcjellë këtë mesazh ajo është shfaqur në videoklipin e ri si Catwoman. Ky duket të jetë mesazhi i fshehur i veshjes së këngëtares.

Ajo u shfaq me një kostum të zi latex nga koka te këmbët dhe maskën tipike në fytyrë. Dhe njerëzit duket se nuk janë aq ‘naivë’ dhe e kanë kapur menjëherë mesazhin që Beatrix ka dashur të përcjellë.

Përveç veshjes edhe teksti i këngës së Beatrix duket se i dedikohet historisë së saj me aktorin, madje nga ndjekësit është konsideruar si një kundërpërgjigje ndaj tij. Kënga e saj në bashkëpunim me Dj Geek, titullohet “Ma shumë se ti”. “S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”- thotë Beatrix gjatë këngës.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

Kënga vjen dy ditë pasi Donaldi theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.  Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al