3 Mars, 2022

E veshur “si një perëndeshë e bukurisë”, Rita Ora ndez rrjetin me foton e fundit


Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora është rikthyer në Europë pas disa ditë qëndrimi në Australi.

Ajo është shfaqur mjaft ekstravagante në fotografitë e saj të fundit e veshur me një fustan të bardhë.

Rita kishte zgjedhur kësaj radhe të pozonte në një stil të “perëndive greke të bukurisë”, ku vec fustanit kishte zgjedhur si aksesorë disa bizhuteri mjaft të bukura.

Ajo kishte vendosur në qafë një varëse prej ari, si dhe një gjerdan dore me gurë të çmuara.

Rita dukej më në formë se kurrë, teksa ndjekësit e kanë komentuar për paraqitjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al